Haradinaj emëron ministre Magbule Shkodrën

Magbule Shkodra është emëruar ministre në detyrë e Zhvillimit Rajonal, pasi ministri i deritashëm, Rasim Demiri është betuar si deputet i legjislaturës së re dhe nuk ushtronte më këtë funksion.

Haradinaj këtë vendim e ka marrë sot në mbledhjen e qeverisë në detyrë.

“Znj. Magbule Shkodra, emërohet ministre në detyrë e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Magbule Shkodra është anëtare e AAK-së dhe kryetare e Aleancës së Gruas në këtë parti e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit kishte garuar në listën e koalicionit AAK-PSD.

Shkodra në listë kishte numrin 3 menjëherë pas Ramush Haradinajt dhe Visar Ymerit.

Ajo kishte arritur të marr 3890 vota, por kjo nuk mjaftoi për të fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!