fbpx
Ramush Haradinaj

Haradinaj e jep një premtim të madhë, ky është premtimi

Kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se nuk do të ndalet asnji çast duke punuar për zhvillimin ekonomik të vendit.

Haradinaj gjithashtu ka thënë sot se do të marrë vendime për programin e reformave në ekonomi si dhe do të vendoset për financimin e rritjes së kapaciteteve të ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro.

Ky është postimi i plotë:

Kosova me ekonomi të qëndrueshme: Ngrohje për Prishtinën, ujë për Ferizajn

Nuk do të ndalem asnjë çast së punuari për zhvillimin ekonomik të vendit tonë!

– Sot, marrim vendime për programin e reformave në ekonomi.

– Do të vendosim për financimin e rritjes së kapaciteteve të Ngrohtores së Qytetit të Prishtinës me vlerë deri në 10 milionë euro. Kjo ndikon direkt në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

– Financimi i projektit për furnizimin me ujë në Ferizaj!

– Do t’i takoj sot përfaqësuesit e bizneseve dhe Odën Ekonomike. Po bëhemi gati për Konferencën e BERZH-it në Londër, ku bizneset nga Kosova do të aplikojnë për projektet e mëdha.

RH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.