Ballina / KOSOVA / Haradinaj: Do ta liroj nga detyra zv-ministrin e dyshuar për ryshfet
haradinaj
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Do ta liroj nga detyra zv-ministrin e dyshuar për ryshfet

Ramush Haradinaj ka paralajmëruar shkarkimin e Musa Cenën, Zëvendësministrin e arrestuar nën dyshimin se ka marrë ryshfet e ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Nga Vrella e Istogut, Kryeministri ka thënë se Cena do të largohet nga Qeveria.

“Në këto raste po, lirim. Nëse aktakuza është për kohën e përgjegjësisë po”, ka thënë Haradinaj.

“Organet e drejtësisë po bëjnë punën e vetë. I përgëzojmë për punën e mirë”, ka shtuar ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Cenës një muaj paraburgim një ditë pasi është arrestuar nga Policia e Kosovës bashkë me një zyrtar të Komunës së Rahovecit dhe një biznesmeni.

Cena do të jetë zyrtari i parë që pritet të shkarkohet meqë ballafaqohet me akuza për korrupsion gjatë kohës sa po ushtron pozitë në Qeverinë e Kosovës.

Sidoqoftë, Shefi i Qeverisë i ka përgëzuar organet e hetuesisë që kanë arritur ta zbardhin një rast korrupsioni ku i përfshirë është zyrtari i AAK’së.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.