Ballina / KOSOVA / Haradinaj: Bedri Hamza kishte pagën 4 mijë euro…
haradinaj
Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës

Haradinaj: Bedri Hamza kishte pagën 4 mijë euro…

Kryeministri Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza, pasi ky i fundit e refuzoi pagën me rritje.

Sipas Haradinaj Bedri Hamza sa ka qenë drejtor i BQK’së ka marrë pagë 4 mijë eurosh.

“Asnjë ministër s’më më kallëzon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj në Tribuna Channel.

Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos.

“As Kadria e as Hashimi s’mund të më tregojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Haradinaj. Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burrë i mirë.

Ky reagim i Haradinajt ndaj Hamzës, Thaçit e Veselit, vjen pasi koalicioni qeverisës ka rënë dakord që të bëhet bashkë për bisedimet në Serbi.

Ata janë pajtuar që të shkojnë bashkë më 18 korrik në Bruksel për takim me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini.

I fundit që është bindur për këtë është zëvendëskryeministri Limaj, i cili deri më tani e ka refuzuar Hashim Thaçin si prijës të negociatave.

Ramush Haradinaj edhe në intervistën në Frontal të T7-shit ditë më parë kur kishte folur për raportet mes Fatmir Limajt e Hashim Thaçit, kishte deklaruar se të dytë hanë darka së bashku, derisa në publik paraqiten ndryshe vetëm për të fituar vota.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

hashim thaci

Pse e kërcënoi familjen e Presidentit, personi që më pas arrestohet nga policia

Një person nga fshati Jabllanicë e Klinës është arrestuar para dy ditësh me dyshimin se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.