Haradinaj: Ata që jeta dhe sfidat i lodhin nuk është marre me liru rrugën

“Punë e pakryme, ju e dini kur kemi fillu me thanë ‘bac u kry’, ‘bac u kry’. Pra ende nuk e kemi kry”, tha sot Haradinaj.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj derisa ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor, kushtuar 21 vjetorit të Betejës së Markalleshëve, ka theksuar se Kosova ende nuk është bërë 100 për qind shtet, prandaj nuk ia vlen të ketë hezitime që për pak të lihet pa e përmbush 100% shtetësinë.

“A ia vlen me hezitu sot, që pas gjithë kësaj rruge, gjithë kësaj sakrifice, pas gjithë këtij çmimi. A ia vlen sot me hezitu që me lan pak pa e kry sot shtetin. Do të ishte diçka e pashpjegueshme që ne, nëse e afrojmë qoftë deri në 99 për qind, por nuk e bëjmë 100 për qind shtet Kosovën. Nuk ishte falë prej brezave nuk na kish falë askush. Nuk na falin miqtë, nuk na dojnë. Punë e pakryme, ju e dini kur kemi fillu me thanë ‘bac u kry’, ‘bac u kry’. Pra ende nuk e kemi kry. Unë kam dëshirë që pa asnjë arrogancë të teprume me iu thanë vëllezërve dhe motrave të mijë që është në interes tonin me kry Kosovën 100 për qind dhe me bashku shtetin tonë”, tha Haradinaj.

Haradinaj, derisa ka folur në këtë Akademi përkujtimore kërkoi nga ata që janë lodhur nga jeta e sfidat, të hapin rrugën në procese.

“Ata që jeta dhe sfidat i lodhin nuk është marre me liru rrugën, me hap krahë në procese. Pra ata që nuk janë lodhë edhe që besojnë në të drejtën tonë me qenë shtet të bashkohemi t’i kryejmë punët e atdheut tonë”, tha Haradinaj.

Haradinaj i bëri këto komente në 21 vjetorin e Betejës së Markalleshëve dhe rënies së dëshmorëve Mark Lleshi, Prend Lleshi, Kolë Lleshi dhe Memë Lleshi ku është mbajtur një tubim përkujtimor në Vraniq të Gjakovës./InfoGlobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.