Ballina / KRYESORE / Hapja e zyreve të Europolit në 6 shtetet e Ballkanit – kriter për anëtarësim
europol

Hapja e zyreve të Europolit në 6 shtetet e Ballkanit – kriter për anëtarësim

Si pjesë pakos së kritereve që duhet të përmbushen për të mundësuar integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, janë edhe një varg masash e reformash në sektorin e drejtësisë.

Krahas luftës së pakompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Brukseli ka planin prej 14 masash të veçanta që shtetet duhet ta zbatojnë deri në vitin 2020.

Në projektet e kërkuara bëjnë pjesë ndër të tjera:

– Të ngrihen ose të forcohen koordinatorët kombëtarë ose institucionet për luftimin e radikalizimit islamik në kuadër të mbrojtjes nga terrorizmi. Koordinatorët duhet të lidhen në rrjet dhe të bashkëpunojnë në të gjithë Ballkanin.

– Kualifikimi i policisë dhe hetuesve duhet të forcohet me ndihmën e agjencive të BE, për të luftuar në mënyrë më të fokusuar kundër krimit të organizuar, trafikimit të njerëzve dhe tregtisë së drogës.

– Shtetet e Ballkanit dhe autoritetet e policisë së BE duhet të krijojnë ekipe të përbashkëta misionesh, të cilat hetojnë krimet dhe konstatojnë dorasit.

– Autoriteti Policor Evropian (Europol) do të ngrejë zyra ndërlidhëse në të gjashtë shtetet e Ballkanit.

– Shtetet e Ballkanit duhet të integrohen plotësisht në projektin në vazhdim të BE për luftimin e kriminalitetit të organizuar dhe të marrin pjesë në mbledhjet e institucioneve evropiane të hetimeve.

– Duhet të ngrihen koordinatorë kombëtare për kontrolle më të mira kufitare dhe të lidhen me njëri-tjetrin, për të përmirësuar ruajtjen e kufijve dhe për të frenuar të ashtuquajturin migrim ilegal.

Në këtë kuadër, BE do të rrisë subvencionet në kuadër të reformës dhe zgjerimit të infrastrukturës dhe personelit në shtetet e Ballkanit. Këtë vit, gjashtë shteteve ballkanike do t’u paguhen më shumë se një miliardë euro “ndihma paraanëtarësimi”. Nga 2007 deri në 2017 janë shpenzuar gjithsej nëntë miliardë euro.

Përparimet që kanë bërë Shqipëria dhe Maqedonia mund të bëjnë që BE të shpallë që në verë një datë konkrete për nisjen e negociatave të anëtarësimit. Me Serbinë dhe Malin e Zi tashmë zhvillohen negociata. Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë relativisht larg këtij hapi, thanë diplomatë evropianë të pranishëm në takim.

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Gjatë javës vendosen tri masa të reja ndaj Serbisë

Qeveria e Kosovës nuk po zmbrapset pas presionit ndërkombëtar për ta hequr vendimin për taksën. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.