fbpx
qeveria_2017_infoglobi_haradinaj

Hapi i radhës i Haradinajt: Shkarkohen drejtorët e ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka votuar sot pro shkarkimit të drejtorëve te ndërmarrjeve publike, për arsye se, siç është thënë ata kanë shkelur ligjin e ndërmarrjeve publike, të përshkruar në opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Në këtë mbledhje po ashtu, është miratuar edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit të presidentit.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar marrëveshjen financiare për IPA fondet, nga Bashkimi Europian për Kosovën.

Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka thënë se me këtë shteti fiton miliona euro ku parashihet investimi i shumë projekteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.