fbpx
ambasada amerikane londer

Hapet ambasada e re amerikane në Londër

Ambasada e re amerikane në Londër, të cilën Presidenti Donald Trump e kritikoi si një projekt tepër i shtrenjtë dhe e vendosur në një vend jo të përshtatshëm, u hap sot për publikun.

Ambasada e cila kushton 1 miliardë dollarë është e vendosur në një zonë industriale, në bregun jugor të lumit Tamiz.

Ajo zëvendëson ambasadën në sheshin Grosvenor (Grovnër) e cila u shit.

Në një koment në Twitter javën e kaluar, Presidenti Trump tha se nuk do të shkojë në Londër për ceremoninë e hapjes së ambasadës, pasi sipas tij ndërtimi i saj u bazua në një “marrëveshje e keqe”, siç e cilësoi ai.

Për këtë zoti Trump fajësoi paraardhësin e tij Barack Obama edhe pse projekti nisi gjatë administratës së presidentit George W. Bush.

Duke anashkaluar pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së ambasadës Presidenti Trump ka shmangur kështu protestat masive që analistët thonë se ishin planifikuar të përkonin me vizitën e tij shtetërore në Londër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.