Hapen kufijtë e Maqedonisë së Veriut, pa test dhe karantinë

Sot plotësisht hapen të gjitha vendkalimet kufitare në shtet me çfarë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të huajt do të mund pa pengesë të lëvizin pa detyrim për test PCR dhe karantinë shtetërore.

Vendimin e mori Qeveria të martën mbi bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria në seancën e njëjtë mori vendim që më 1 korrik të hapen për qarkullim edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe ai “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Mbetet detyrimi për respektimin e rekomandimeve për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale, mbajte të distancës dhe dezinfektim të shpeshtë.
Sipas autoriteteve shëndetësore, hapja e kufijve nuk paraqet rrezik të dukshëm për rritjen e numrit të rasteve të reja sepse transmisioni lokal është rrezik më i madh. Vlerësimi është se hapja e kufijve me respektim të masave parandaluese (kontroll të vendosur në aeroportet dhe mënyra e anketimit të udhëtarëve për hyrje në shtet) e redukton në minimum rrezikun për rritjen e numrit të pacientëve të diagnostikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.