Hana: Dje morëm goditje nga grupet para-politike të atyre që ua ndalëm zhvatjen

Ish-ushtruesja e detyrës s kryeshefes ekzekutive të Telekomit, Burbuqe Hana, u është drejtuar me një letër punëtorëve të Telekomit duke u dhënë arsyet e dorëheqjes së saj.

Përmes një letre ajo ka thënë se dje morën goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalëm zhvatjen.

“Për 3 muaj e gjysmë që e menaxhuam ndërmarrjen, vendosëm dialog social me punonjësit, diskutuam hapur me Sindikatat, raportuam qartë dhe profesionalisht te Aksionari, filluam pagesën për furnitorët, i ndaluam zhvatësit dhe i kallëzuam penalisht. Dje morëm goditje nga grupet para-politike që i shërbejnë atyre që ua ndalem zhvatjen”, ka thënë Hana.

Sipas saj Bordi pa bazë dhe pa arsye i akuzoi zyrtarët e lartë të Menaxhmentit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës për mungesë të guximit profesional, pasivitet në kryerjen e detyrave me qëllim të denigrimit të integritetit dhe kompetencës.

“Edhe pas diskutimeve dhe argumentimeve objektive e te shumta, akuzat nuk u tërhoqën. Duke mos dashur që kompania të ngarkohet edhe me barrën e rënduar të raporteve në mes të Menaxhmentit Ekzekutiv dhe të anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve me ç’rast do të pamundësohej ecja e mëtutjeshme drejt arritjes së objektivave për rimëkëmbjen e korporatës, ofrova pozitën time të cilën e gllabëruan në të njëjtën mbledhje të Bordit”, thotë ajo.

Në vend të saj Bordi i përkohshëm i Telekomit ka vendosur Zeqir Kiqina, i cili ka qenë kryetar i Degës së AAK-së në Drenas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.