Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Hamza: PDK’ja do të vazhdojë që të qëndrojë në opozitë

Shefi i grupit parlamentar të PDK’së, Bedri Hamza ka qenë i ftuar në emisionin Frontal në T7 ku ka folur për zhvillimet e fundit në vend pas votimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Hamza fillimisht ka lodhur lidhur me situatën pas përhapjes së koronavirusit, ku ka deklaruar se para të gjitha subjekteve kanë dal me qëndrim për këtë temë.

“PDK para të gjitha subjekteve ka dalë me qëndrimin e vet dhe duke u bazuar në situatën që shfrytëzoj me nda shqetësimin tim. Kjo situatë po ndikon edhe në ekonomi mund të kalon edhe te sektori financiar edhe te kriza e borxheve.  Kemi dalë me propozim që të merren stimuj financiar që të përkrahet ekonomia dhe sektori privat. E kemi ndarë sektorin privat në dy pjesë të punësuarit që do të mbesin pa paga dhe biznesi në pjesën e mbulimin të shpenzimit operative”, ka thënë ai, derisa ka shtuar se Qeverisë aktuale po vërtetohet se po i mungon përvoja.

“Çka është në këtë moment serioze është që qeveria del që i ka munguar përvoja, para dy javë dite është aprovu buxheti, situata ka qenë përafërsisht kjo dhe qeveria nuk e ka sjellë në Kuvend një buxhet që është adekuat për situatën, është vonu dhe ka me u vonu edhe më tepër. Buxheti ka kaluar në formë klandestine të trafikimit, asnjëherë s akam punuar në Ministrinë e financave që buxheti të aprovohet në të gjitha leximet pa ja dhanë mundësinë deputetëve. Ne kemi thënë që minimumi të jepen 300 milionë, po është problemi ligjor që janë të detyruar që ta respektojnë ligjin. Pse para dy javë dite kur u votua buxheti nuk u reflektuan këto masa në buxhet. PDK do të thotë është në përkrahje të këtyre masave, ne na vjen mirë që masi kemi dalë si parti ka reflektu qeveria, kemi dalë para qeverisë, janë konferencat.  Nëse tash nuk i jepim urgjent, më vonë do të japim më shumë dhe efekti i këtyre masave do të jetë më i vogël. Sdo të doja që partitë politike të bëjnë garë në këtë situatë, me fitu poenta politikë. Ajo çka lejohet transferet janë të qarta, po këtë shumë nuk munden me u akomodu brenda buxhetit. Rezerva e qeverisë në fund të vitit ka qenë 408 milionë bruto, një pjesë e këtyre mjeteve është mirë që të lirohen dhe të përdoren si infuzion”, ka thënë ai.

Sipas Hamzës, PDK’ja do të vazhdojë që të qëndorjë në opozitë edhe nëse krijohet një qeveri e re.

“Ne si PDK kryetari Kadri Veseli ka vendosur një standard të ri dhe e ka deklaruar rolin e partisë si parti në opozitë. Nuk jemi nënshkrues dhe iniciues të mocionit, kemi pas një qëndrim të qartë dhe korrekt, partnerët e koalicionit kanë ardh në një pikë që skanë mundur të vazhdojnë më tutje. Ne jemi opozitë prandaj ne presim që në këtë situatë në përputhje me Kushtetutën të bëhet zgjidhja më optimale për vendin. Zgjedhja më optimale për PDK’në ne nuk do ti pengojmë ata që e marrin përgjegjësinë, nuk kemi thënë se do ta votojmë, por nuk do ta pengojmë. Në përputhje me rrethanat do të sillemi”, ka shtuar ai.

“Qeveria krijohet me 61 vota pozitive. Ne deri tash jemi që ne nuk kemi marrë kurrfarë iniciative për krijimin e qeverisë. Edhe në zgjedhjet e fundit pavarësisht se PDK ka qenë e ballafaquar me komplet spektrin politik jemi dalë në një parti të konsoliduar, dallimi me partinë e parë është 5 deputetë dhe nuk është ndonjë diferencë që nuk mund të rikuperohet. Jemi duke u freskuar me njerëz të rinj, që janë premtues dhe do t’i shërbejnë rritjes së PDK’së”, shtoi ai.

Hamza ka komentuar edhe deklaratën e presidentit Hashim Thaci që mbrëmë tha se do të largohet nga politika pas përfundimit të mandatit.

“Unë besoj që anëtarët e simpatizantët e PDK’së edhe shumë qytetarë tjerë e kanë vlerësimin maksimal për presidentin sidoqoftë PDK e ka kryetarin që e ka përkrahjen e plotë, është një diçka që pas një qëndrimi të gjatë në pushtet nuk është fundi edhe nëse ti në një palë zgjedhje s’je i pari dhe besoj që shumë shpejt PDK me veprimet që është duke i marrë do të kthehet si parti e parë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.