Ballina / KOSOVA / Hamza: Niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind
Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Hamza: Niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind

Ministri i Financave Bedri Hamza ndodhet këto ditë në Uashington në kuadër të takimeve vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës Hamza foli rreth parashikimeve të raportit më të fundit të BB-së mbi rritjen ekonomike të Kosovës, nivelin e papunësisë apo ndikimin në buxhet të disa vendimeve të qeverisë që lidhen me pagat në institucionet publike apo rritjen e pagesave në kuadër të skemës së ndihmës sociale.

Hamza thotë se niveli i papunësisë në Kosovë është më i ulët sesa 30 për qind, shifër kjo e raportuar nga Banka Boterore. Ai tha se nga pikpamja e logjikës matematikore e profesionale kjo është e pamundur, në kushtet e një rritjeje rritja ekonomike mbi 4 për qind, shtimit të numrit të ndërmarrjeve të reja të regjistruara dhe kur nuk ka zvogëlim të numrit të vendeve të punës në sektorin publik.

Ministri i Financave të Kosovës foli dhe mbi problematikën e krijuar në vend për shkak të largimit të punonjësve të kualifikuar për të punuar me kontrata të ligjshme në vende perëndimore. Sipas tij përballja me vende me standarde të larta e bën të vështirë për Kosovën të jetë konkuruese në tregun e punës, transmeton VoA.

Hamza trajton dhe ndikimin që ka patur në buxhetin e shtetit vendosja e tarifës ndaj mallrave serbe në masën 100 për qind. Ai tha se nga pikëpamjaekonomike asnjë nga vendet nuk ka fituar dhe se Serbia ka humbur tregun e Kosovës.

Provo po ashtu

besnik-tahiri_2

Tahiri: Ligji për qeverinë miratohet sivjet

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka bërë me dije se gjatë këtij viti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.