Bedri Hamza, buxheti, polemika, vetëvendosje, konjufca, krasniqi, kosova, zgjedhjet,
Bedri Hamza, Ministër i Financave të Kosovës

Hamza, në vitin 2018 sërish rritje pagash në sektorin publik !

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot buxhetin për vitin 2018, i cili sipas ministrit të Financave, Bedri Hamza, do të jetë 2 miliardë e 82 milionë euro.

Hamza ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë se në vitin 2018 do të ketë rritje të pagave në sektorin publik.

“Ky buxhet parasheh rritje të pagave për të gjithë sektorin publik nga janari i vitit 2018 dhe vende të reja të punës për institucionet e reja”, është shprehur Hamza.

InfoGlobi ka raportuar javën e shkuar se specialistët e mjekësisë qe tre muaj nuk i kanë marrë pagat e tyre nga Ministria e Shëndetësisë, përderisa specializantët janë pa paga qe katër muaj, përkatësisht qe 7 muaj. Ministria vonesat e procedimit të pagave i kishte arsyetuar me mosrishikimin e buxhetit të shtetit me kohë.

Ndryshe sa i përket pagave, analistë të shumtë në vazhdimësi kanë theksuar se sektori publik po frynë pa nevojë pagat duke rritur kësodore distancën mes zyrtarëve , pensionistëve dhe personave që jetojnë nga asistenca sociale. Mbi të gjitha rritja e pagave nuk po shkon paralelisht edhe me rritjen e pragut të pagës minimale, nga e cila jeton jeton një numër jo i vogël i banorëve të Kosovës. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.