Ballina / KOSOVA / Haliti i thotë Buxhovit se UÇK-ja nuk ka vrarë njerëz të LDK-së

Haliti i thotë Buxhovit se UÇK-ja nuk ka vrarë njerëz të LDK-së

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti, ka folur në kuadër të debatit të aktualizuar së fundmi në një intervistë të historianit Jusuf Buxhovi, lidhur me vrasjet e anëtarëve të LDK-së.

Duke folur të premten në “Imazh” te RTK, Haliti ka thënë se UÇK-ja nuk ka vrarë njerëz e zyrtarë të LDK-së. ai është shprehur se nëse dikush ka fakte le t’i drejtohet Prokurorisë.

“Iu kisha sugjeruar disave që po flasin, edhe Buxhovit, nuk e njohin UÇK-në dhe nuk mund të hedhin baltë mbi UÇK-në. Nëse kanë informacione se kush kënd e ka vrarë e me urdhër të kujt le të shkojnë te Prokurori. Kurrë nuk kam dëgjuar që ka pasur një urdhër për t’u vrarë një përfaqësues i LDK-së”, ka thënë Haliti.

Provo po ashtu

Mediat serbe pretendojnë se e kanë zbuluar planin amerikan e gjerman për ta fituar njohjen për Kosovën

Donald Trump pretendohet se i ka ofruar miliarda dollarë, aeroplan luftarak e garanci për anëtarësim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.