Ballina / KOSOVA / Haley: Pozicionet e ShBA-së për Kosovën nuk kanë ndryshuar
nikki haley

Haley: Pozicionet e ShBA-së për Kosovën nuk kanë ndryshuar

Në përgatitje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley është pyetur për pozicionin e SHBA-së rreth idesë së ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Duke iu referuar qëndrimit të këshilltarit për siguri kombëtare, John Bolton, Haley ka thënë se përkundër zërave individualë, administrata amerikane në fund flet me një zë – dhe se Kosova është shtet mik i SHBA-së, raporton KTV-ja.

‘Pozicionet tona nuk kanë ndryshuar. Ajo çka po dëgjoni është ajo që kemi thënë gjithmonë. Ne gjithmonë e kemi çmuar Kosovën, dhe e vlerësojmë si shtet mik dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen. Mund të ketë zëra individualë në administratë që flasin, por kur flasim si administratë, do të flasim me një zë të vetëm dhe kështu do të jetë”, ka thënë ambasadorja Haley.

Haley në konferencën e mbrëmshpe për shtyp ka shpaluar edhe listë e takimeve anësore që do ti ketë në Nju Jork Presidenti amerikan Donald Trump. Nga deklarata e saj kuptohej se tash për tash asnjë takim i Trump me ndonjë përfaqësues të shteteve ballkanike nuk është konfirmuar.

Pasi përmendi takimet me përfaqësues të shteteve tjera, Haley theksoi se “në ndërkohë mund të aranzhohen edhe takime tjera”.

 

@Fluidi

Provo po ashtu

qeveria

Kosovë, shkarkohet Musa Cena, zëvendësministri i dyshuar për keqpërdorim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shkarkoi të hënën zëvendësministrin e ministrisë së zhvillimit rajonal, Musa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.