Ballina / KOSOVA / Hale në Serbi, kërkon rikthimin e bisedimeve. Sot vjen në Kosovë
david hale ne serbi

Hale në Serbi, kërkon rikthimin e bisedimeve. Sot vjen në Kosovë

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale ka ftuar të premten Kosovën dhe Serbinë që të ndërprejnë provokimet kurse ambasada e ShBA-ve në Beograd kërkon heqjen e tarifave për t’i hapur rrugë bisedimeve.

ShBA-të janë optimiste se gjatë këtij viti mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri Haradinaj ndërkaq, vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij se taksa ndaj produkteve të Serbisë nuk hiqet.

Zëvendës sekretari amerikan i Shtetit, David Hale, I cili qëndroi në Beograd gjatë takimit me presidentin e Serbisë Aleksadër Vuciq u bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të ndërpresin provokimet dhe të rihapin bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Në njoftimin e ambasadës amerikane në Beograd pas takimit Hale – Vuçiq, thuhet se “Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për heqjen e tarifave, ndërprerjen e provokimeve të dyanshme dhe vazhdimin e bisedimeve.
Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin me Serbinë dhe dëshirojnë të ndërtojnë marrëdhënieve edhe më të fuqishme” thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin twitter nga kjo ambasadë.
Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia “në një afat relativisht të shkurtër kohor do të ndërmarrë masa përmes të cilave do të reagojë ndaj mospërmbushjes së detyrimeve të Kosovës ndaj marrëveshjeve të Brukselit, vendosjes së tarifave ndaj mallrave serbe dhe ndërprerjes së bisedimeve nga ana e Prishtinës”.
Presidenti i Serbisë tha se qëndrimi i Beogradit kundrejt situatës do të jetë “i vendosur, serioz dhe i përgjegjshëm”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i mbetet besnik vendimit të qeverisë së Kosovës për taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Haradinaj ka potencuar vazhdimisht se taksa nuk hiqet.
Ndryshe z. Hale të shtunën viziton Kosovën.

Provo po ashtu

be dhe brexit

Mosmarrja e datës mund të rrisë skepticizmin evropian

Vendimi i krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.