Ballina / Shkencë / Hakerët e Mendjes
hakeret e mendjes

Hakerët e Mendjes

Shkencëtarët e Oxfordit dhe Berkeley, ia dolën të lexojnë në 20 për qind të rasteve PIN- kodet, e në 30 % kartelat bankare.

Atë që dikur e shihnim në filma fantastiko-shkencor, është duke u bër realitet.

Nëse mendoni se vendi më i sigurt për t’i fshehur informatat është kujtesa juaj atëherë jeni gabim.

Grupi i shkenctarëve nga universiteti Berkley në Gjenevë dhe Oxsford,  kanë vërtetuar se të dhënat mund t’i nxjerrim drejtëpërdrejt edhe nga truri i njeriut.

Edhe pse janë krijuar shumë programe kompjuterike dhe hardwer për të mbrojtur të dhënat më të fshehta, gjithmonë hakerët softuerik dhe hardwerik kanë arritur ta thyejnë sigurinë. Për këtë shumica nga ne, të dhënat që nuk duam t’i ndajmë me të tjerët i kemi strehuar në trurin tonë, dhe i kemi izoluar ne kujtesën personale.

Për fat të keq tani ekziston frika se as kujtesa më nuk na mbronë. Hakerët mund ta thyejnë edhe ate dhe t’i nxjerrin nga truri sekretet tona personale.

Fjalëkalimet, PIN-at e kartelave bankare, etj. pra janë të rezikuara edhe atëherë kur nuk i regjistrojmë në paisjet tona teknologjike, si kompjutor, llaptop, celularë , etj.

Sipas shkenctarëve mjafton të vendoset helmeta e cila me anë të sensorëve elektroencefalograf  do të mundësojë monitorimin e aktivitetit të trurit. Deri më tash impjentimi i pjesëzave të vogla softuerike në trurin e njeriut është përdorur për të luftuar sëmundjet e ndryshme neurologjike, përfshirë këtu edhe për të studiuar faktorët e harresës dhe procesin e saj.

Por, tani shkencëtarët janë të brengosur mos në botën e internetit ‘wireless’ paisjet e tilla mund të përdoren kundër vullnetit të njeriut për t’i nxjerr nga ai të dhënat personale që i ‘deponon’ dhe nuk do t’i ndajë me të tjerët.

“Pjesëzat artificiale po zhvillohen në shpejtësinë marramendëse . Duhet ta marrim shumë seriozisht se në çfarë rrethanash do të përdoren ato”, ka deklaruar eksperti i sigurisë për kompjutorë Tadayoshi Kohno nga Universiteti i Washingtonit.

‘Paisjet’ që lexojnë valët e trurit mund të blihen për më pak se 300 dollarë. Produkti që po shihni në fotografi është njëri nga to dhe quhet “Emotiv“.

Gjatë testimit të kësaj paisjeje tek një numër vullnetarësh, shkencëtarët e Oxfordit dhe Berkeley, ia dolën të lexojnë në 20 për qind të rasteve PIN- kodet , në 60 për qind muajin e lindjes së atyre që iu nënshtruan testit, e në 30 për qind të rasteve edhe numrin e kartelës bankare!

Me një përpunim të paisjeve ekzistuese teknologjike që po përdoren në neuroshkencë, por mund të gjenden edhe në tregun e paisjeve të argëtimit, zbulimi i informatave të fshehta në trurin e njeriut mund të jetë edhe më i sakt se ky që u dokumentua në eksperimentin e përbashkët të dy universiteteve me namë botërore. /infoglobi/E.B.

Provo po ashtu

oqeanet, ujerat, ngrohja globale

IPCC: Ujërat globale do të rriten midis 52 dhe 98 cm deri në 2100

Deri më tani thuhej se niveli në detet e botës do të rritej me një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.