Ballina / KOSOVA / Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor
kek

Hajrizi: Nuk është zgjedhur kushëriri i Thaçit për Drejtor

Faruk Hajrizi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), ka thënë se nuk ka asgjë zyrtare për zgjedhjen e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.

Derisa në media është duke u raportuar se në krye të KEK-ut është zgjedhur kushëriri i presidentit Thaçi, Njazi Thaçi, i cili aktualisht është ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues.

Hajrizi ka thënë se janë në proces dhe se kanë nënshkruar një marrëveshje konfidenciale me Mbretërinë e Bashkuara se kush do jetë në krye të KEK-ut.

”Ende jemi në proces të këtij vendimi. Nuk ka asgjë zyrtare, kemi nënshkruar marrëveshje konfidencialiteti me ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar për të mos dhënë emra deri sa të përfundojë procesi. Po sa të merret vendimi do ta bëjmë publik”, ka thënë Hajrizi për Klan Kosovën.

Konkursi për Drejtor Menaxhues nga KEK ka qenë i hapur nga 1 qershori deri më 10 shtator. Ndërsa aktualisht Njazi Thaçi është ushtrues detyre i Drejtorit Menaxhues.

@Fluidi

Provo po ashtu

putin thaci

Ischinger përgëzon takimin Thaçi – Putin

Wolfgang Ischinger, diplomati gjerman dhe njëri ndër personalitetet më me ndikim te kancelarja gjermane, Angela …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.