Një kamera e vendosur brenda një taksie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka filmuar momentet kur një hajdut ka tentuar të grabisë shoferin.
Por, Victor Martinez-Herrera nuk ia ka dalë. Për hajdutin nuk ishte dita e tij me fat, pasi policia ka arritur të shpëtojë taksistin që po kërcënohej me pistoletë pas koke për të dorëzuar të gjitha lekët.
Në momentin që policia ka pyetur taksistin nëse kishte ndonjë problem, 18-vjeçari ka tentuar të arratiset, por është arrestuar.