fbpx
rozeta hajdari
Nga arkivi

Hajdari: Pushteti po rikthen në tryezë aferën “Contour Global”

Pushteti po rikthen në tryezë aferën “Contour Global” rreth termocentralit të pandërtuar. Ministria përgjegjëse ka riangazhuar këto ditë firmën e avokatisë që pati këshilluar qeverinë Haradinaj gjatë lidhjes së kontratave të pafavorshme më 2018, ka shkruar në Facebook ish ministrja Rozeta Hajdari.

Sipas saj “sivjet kompania “Contour Global” na njoftoi qëllimin e saj për t’u tërhequr njëanshëm nga kontratat, pasi kishte dështuar të përmbushte detyrimet e veta. Në përgjigjen tonë, më 3 qershor, 2020, ne refuzuam kërkesën e pathemeltë të Contour-it për pagesë paushalle mbi 20 milionë euro, i rikujtuam kompanisë bazën e dyshimtë juridike të kontratave dhe e paralajmëruam për të drejtën e Republikës së Kosovës që të kërkojë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo kompani”.

Ajo ka shtuar se pushteti po përmbys punën e mirë dhe vendimet e drejta të Qeverisë Kurti. Ky nuk është lajm i mirë për Qytetarët tanë.

Në murin e saj në Facebook Hajdari poashtu ka publikuar dokumentet, përkatësisht njohtimin që ajo ia kishte bërë kësaj kompanie për ndërprerjen e kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.