Ballina / KOSOVA / Hahn : Viti 2018 i rëndësishëm për integrimet evropiane
hahn-komisioneri

Hahn : Viti 2018 i rëndësishëm për integrimet evropiane

Sipas komisionerit për Zgjerim,  Johannes Hahn, viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE sepse do të ofrojë mundësinë për zhvillim të mëtutjeshë të procesit për anëtarësim. ​

Kështu deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin e unionit, Johannes Hahn, në një fjalim në Fondacionin Helenik për Politikën e Jashtme dhe Evropiane (ELIAMEP).

“2018-a do të jetë një vit i rëndësishëm dhe një mundësi për të zhvilluar më tej procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi ai.

”Bashkimi Evropian ka nevojë për një rifillim të procesit të zgjerimit duke bindur vendet kandidate dhe ato anëtare se integrimi evropian është në interes të të dyja palëve”, theksoi ai.

Hahn përsëriti se BE nuk do të pranojë në gjirin e saj vende që kanë probleme të pazgjidhura me fqinjët.

“Ne nuk e duam një gjë të tillë. Ky është një leksion nga e kaluara”, deklaroi Hahn.

Pa dhënë hollësi, ai shtoi se KE do të njoftoj në shkurt për strategjinë për Ballkanin Perëndimor.

Liderët e shteteve të Ballkanit nuk shpresojnë se viti 2018 do të ndryshojë diçka në kursin e BE-së në raport me anëtarësimin e tyre në familjen evropiane.

Hiq më larg se në shtatorin e sivjetmë Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, në një fjalim të  mbajtur para deputetëve të Parlamentit Evropian në Strasburg, kur kishte folur për vizionin e tij për të ardhmen e BE-së, ka përsëritur qëndrimet e tij të kahershme: ato se gjatë mandatit të tij si President i BE-së nuk do të ketë anëtarësime të reja.

“Nëse duam paqe në fqinjësi, duhet të mbajmë perspektivë të besueshme të zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor”, kishte theksuar atëbotë Juncker.

Ai përsëriti se nuk do të ketë zgjerim deri në fund të mandatit të tij, sepse asnjë nga vendet kandidatë nuk do të jetë i gatshëm për anëtarësim. Por, në vitet pas këtij mandati, sipas tij, Bashkimi Evropian do të ketë më shumë se 27 anëtarë, sa ka aktualisht.

Juncker kishte rikujtoj po ashtu se shtetet kandidate duhet t’i përmbushin kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

Lexo edhe:

Thaçi: Brukseli po i diskriminon kosovarët

Lista e shteteve kandidate dhe e kandidatëve potencial për anëtarësim në BE. 

Siç shihet nga lista zyrtare e BE-së, vetëm Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina edhe më tej mbesin një hap prapa vendeve tjera ballkanike, që tashmë kanë fituar statusin e kandidatit. /infoglobi

 

@Fluidi

Provo po ashtu

haradinaj , kfori

Haradinaj: Jemi krenar për atë çfarë keni arrit  si KFOR

KFOR ka organizuar ushtrimin “Shpata e Argjendtë”, në bashkëpunim me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.