Ballina / KOSOVA / Hahn në Kosovë me 3 dhjetor, takohet me Thaçin, Haradinajn e Veselin
Johanes Hahn

Hahn në Kosovë me 3 dhjetor, takohet me Thaçin, Haradinajn e Veselin

Johannes Hahn, komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, të hënën më 3 dhjetor, do ta vizitojë Prishtinën, me ç’rast do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo vizitë e komisionerit Hahn vjen si pasojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për t’u vendosur 100% tarifë mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.

Kjo u bë e ditur nga zyrtarë të Bashkimit Evropian.

“Komisioneri Johannes Hahn do të jetë në Kosovë më 3 dhjetor. Fokusi kryesor i vizitës së tij do të jetë vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për të vendosur tarifa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. Ai do të përsërisë qëndrimin e BE-së duke bërë thirrje për revokimin e këtij vendimi dhe nënvizon nevojën për t’u përqendruar në përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, parimeve që Kosova dhe të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor kanë zotuar”, thuhen në përgjigjen e zyrës së BE-së dhënë “Zërit”.

Komisioneri do të takohet me presidentin Thaçi, kryetarin e Kuvendit Veseli, anëtarët e Qeverisë përfshirë kryeministrin Haradinaj, si dhe anëtarët e opozitës.

@Fluidi

Provo po ashtu

vrasje

Vrasje në Ferizaj

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj ka ndodhur një vrasje, ku ka humbur jetën një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.