Ballina / RAJONI / Hahn: Liria e medias është kusht i panegociueshëm për në BE
johanes hahn
johanes hahn

Hahn: Liria e medias është kusht i panegociueshëm për në BE

Liria e medias është kusht i panegociueshëm për në BE, deklaroi Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn.

Gazetaria, tha ai, po përballet me një konkurrencë nga lajmet e rreme. Hahn foli edhe për njëanshmëri politike në raportimet e gazetarëve.

“Liria e medias është një vlerë thelbësore e BE-së dhe kusht i panegociueshëm për çdo vend që aplikon për t’u bërë shtet anëtar apo për çdo vend kandidat në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Europian. Raportimi i pavarur dhe i lirë është një faktor kyç për të ndërtuar dhe forcuar demokracinë dhe komunikimin e duhur të reformave. Ne po monitorojmë sfidat me të cilat përballen gazetarët në Ballkanin Perëndimor. Është vënë re keqpërdorim i informacionit dhe njëanshmëri politike. Raportimi kritik është shumë i rëndësishëm në një demokraci, të shmangen sulmet personale dhe nevojitet besueshmëri. Mediat duhet të kontribuojnë për të ndërtuar ura dhe jo për të thelluar ndasitë. Gazetaria profesionale po përballet me një konkurrencë nga ata që prodhojnë lajme të rreme”, tha Hahn.

Ndërsa kryeminstri Edi Rama i ka quajtur mediat institucione të pabesueshme për publikun. Rama foli në aktivitetin e organizuar për “Ditët e Medias së Ballkanit Perëndimor”.

“Sot, ne kemi një problem të rëndësishëm, që natyrisht është pjesë e një procesi tërësor transformimi. Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur. Sot është themelore që të kërkojmë e të gjejmë të gjitha rrugët për t’i dhënë kësaj lirie sensin e fisnikërisë. Një sens i humbur që i ka kthyer mediat sot në Shqipëri në institucione të pabesueshme për publikun. Detyrimi për ta kërkuar dhe për të mos e lënë lirinë e medias në rrjedhën e lirë të degradimit të saj të përditshëm është i të gjithë shoqërisë”, deklaroi Rama.

Check Also

trafiku , aksident

Policia propozon 10-fishimin e gjobës për celularin

Numri i viktimave nga aksidentet rrugore në Shqipëri është ulur në krahasim me vitin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *