Ballina / KRYESORE / Haga i shqipton dënimin Ratko Mlladiqit
Srebrenica, Bosnjë, varrezat

Haga i shqipton dënimin Ratko Mlladiqit

Tribunali ndërkombëtar për ish Jugosllavi në Hagë i shqipton dënimin me burg të përjetshëm ish liderit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i cili u akuzua për gjenocid e krime kundër njerëzimit, ndaj boshnjakëve në Srebrenicë më 1995.

“Mlladiq ka qenë në komandë, ka kordinuar dhe ka dhënë urdhëra …  Dhoma e Tribunalit ka gjetur se qëllimi i tij përmes krimeve, vrasjeve e deportimeve ishte pastrimi i Bosnjës nga muslimanët…”, ka konstatuar Tribunali i Hagës. Sipas panelit të gjyqëtarëve të Hagës, Mlladiq ka drejtuar personalisht aksionet si ate të 22 Majit 1995. Ai ka propozuar që Sarajeva të bombardohet, pastaj ka urdhëruar që të pengohen ndihmat pë banorët në qytetin e Serajavës dhe ka urdhëruar bombardimet e tij.

Sa i përket Srebrenicës , vrasjet e djemve dhe burrave janë kryer me qëllim, ka konstatuar Haga.

Në 1995 vrasjet kishin qëllim arritjen e objektivave. Ai ka urdhëruar marrjen në kontroll të enklavës në Srebrenicë, ku më pas u kryen vrasjet . Ai madje ka penguar mediat që të informohen se çka ka ndodhur aty., ka konstatuar mes tjerash Tribunali i Hagës. Mlladiq ka qenë pjesë e grupit të pengmarrësve po ashtu, u tha mes tjerash në seancë.

Para shqiptimit të dënimit mbrojtja e Mlladiqit ka kërkuar shtyerjen e shqiptimit të dënimit me arësyetimin se Mlladiqit i është ngritur tensioni i gjakut, mirëpo paneli nuk ka pranuar. Në momentin e refuzimit të shtyerjes , Mlladiq nga ulësja në sallë ka akuzuar Hagën se po gënjen e po shpif për akuzat që po i bëhen.

Paneli i gjyqëtarëve më pas kërkoi largimin e tij nga salla dhe e lexoi verdiktin pa prezencën e Mlladiqit.

InfoGlobi ju sjell më poshtë linkun nga seanca ku Mlladiqit në këto momente po i shqiptohet dënimi. 

Dënimi u shqiptua 22 vjet pas masakrave të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe po shpalon sa e ngadalshme është drejtësia ndërkombëtare.

Tani 75 vjeçar, Ratko Mlladiqi u gjykua qysh nga viti 2012. Në 1995 ai u arratis për 16 vjet vjet me radhë për t’i ikur drejtësis, por më 2011 u  arrestua në Serbi , ku edhe qëndronte i strehuar prej vitesh.

Çka në fakt ka ndodhur në Srebrenicë?

Në fillim të vitit 1995, forcat serbe në Bosnjë kishin rrethuar Srebrenicën, e cila atëbotë konsiderohej ‘Zonë e sigurtë” për banorët e së cilës kujdeseshin rreth 600 ushtarët e OKB-së, të armatosur lehtë dhe të gjithë nga Holanda.

Gjenerali Mlladiq kishte kërkuar nga komandanti holandez , Col Thom Karremans, që të ç’armatos boshnjakët nëse dëshiron që atyre tu shpëtohet jeta.

Më 12 Korrik, mbi 15,000 boshnjakë shpërthyen “enklavën” për të ikur në malet e afërta. Forcat serbe i sulmuan , kurse të tjerët që u dorëzuan i vranë pas dorëzimit.

Pas kësaj autobusët me mbi 23 mijë gra e fëmijë u dportuan në pjesën boshnjake . Serbët i ndanë meshkujt që ishin të moshës prej 12 deri në 77 vjet, me pretekstin se po bëjnë hetimet për krimet e luftës. Ata i morën peng edhe 14 ushtarë holandezë.

Ratko Mlladiq

Më 13 Korrik 1995 filluan vrasjet e para të boshnjakëve të paarmatosur në kampin e përqëndrimit në Kravicë ku po mbaheshin nga forcat serbe. Ushtarët holandezë ua dorëzuan 5 mijë persona njësive serbe. Të dorëzuarit deri në ato çaste kishin qëndruar në bazën holandeze të OKB-së.

Kur paqëruajtësit i dorëzuan boshnjakët, njësitet serbe ia kthyen 14 ushtarët holandezë që po mbaheshin peng.

Mbi 8 mijë boshnjakë, djem e burra u vranë me atë rast nga njësitet serbe të Bosnjës në Srebrenicë. Por kur merren parasyshë edhe vrasjet që në kë pjesë kanë ndodhur më heret , e edhe pas masakrit të madh të njohur si “masakri i Srebrenicës’, numri i civilëve të vrarë boshnjakë shkon në mbi 10 mijë.

Sipas të dhënave të mediave botërore, në Bosnjë e Hercegovinë ndërkaq, nga momenti kur shpërtheu lufta (1992 -1995) janë vrarë mbi 100 mijë persona, nga të cilët civilë ishin mbi 40 mijë.

@infoglobi

Check Also

vv

Zyrtare: Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes – të dielën

Duke pasur parasysh obligimet statutore dhe kërkesat e proceseve funksionale që lidhen edhe me detyrimet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *