fbpx
haga, haradinaj

Haga e Ramush Haradinaj

Haradinaj ka bërë të ditur ditën e premte se në Hagë do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit

Nëntë vite pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Hagë, ai ka marrë ftesë për t’u intervistuar sërish atje. Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e Kryeministrit të Kosovës, të premten për shkak të ftesës  për intervistim nga Gjykata Speciale.

Për të tretën herë, Ramush Haradinaj do të paraqitet në Hagë për intervistim. Por, këtë herë ftesa i ka ardhur nga Gjykata Speciale. Ndërkohë, ende nuk dihet se cili do të jetë avokat që do ta mbroj atë. Me aq sa dihet jo zyrtarosht edhe këtë herë përfaqësues ligjor i Haradinajt do të jetë Michael O’Reilly i cili njëherit është edhe këshilltar i Haradinajt. Avokati O’Reilly kishte shkruar edhe libër me titull  “Haga e Ramush Haradinajt”.

Përveç Haradinajt, ftesë për intervistim kanë marrë edhe ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi, Sokol Bashota dhe eprorë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me gjithë emrat e ftuar nga Specialja, kjo me gjasë nuk është lista e plotë e të ftuarve të deritanishëm. Përndryshe në Raportin e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës Dick Marty, që ka shërbyer si bazë e hetimeve për rastet që do të gjykohen nga Gjykata Speciale, akuza për krime të ndryshme është hedhur edhe në emra të tjerë të UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale, është krijuar me votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për t’i hetuar ish-ushtarët e UÇK’së që dyshohet se kanë kryer krime lufte dhe krime të tjera nga janari i 1998’ës e deri më dhjetor të vitit 2000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.