fbpx

Ha një banane në makinë, përfundon në gjyq

Një shofere përfundoi në gjykatë e paditur nga një polic rrugor vetëm pse hëngri një banane, teksa kishte ngecur në trafik.

Ajo tha se iu duk shaka, por çështja e saj shkoi në gjyq.

Britanikja Elsa Harris është dënuar për ‘drejtim të pakujdesshëm të makinës’.

Sipas Mirror, një polic më shumë se i zellshëm, e pa atë teksa hante bananen.

Edhe pse makina e 45-vjeçares kishte ndaluar, oficeri tha se ajo nuk ishte në kontroll të makinës dhe nuk i kishte të dyja duart mbi timon.

Harris refuzoi të paguante gjobën prej 100 sterlinash dhe përfundoi në gjyq.

Por avokati e këshilloi që të pranonte fajin sepse nuk e fitonin dot çështjen.

Gjykata e dënoi me 145 sterlina dhe i hoqi tre pikë nga patenta.

“Jam shumë e zemëruar pasi është i njëjti krim si dikush që godet një kalimtar,” tha nëna e divorcuar.

Elsa Harris who has been given a criminal conviction for eating a banana in a traffic jam has called the case 'a joke'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.