Ballina / BOTA / Guterres: Për 6 muaj u evidencuan 137 mijë refugjatë

Guterres: Për 6 muaj u evidencuan 137 mijë refugjatë

 

Në gjashtëmujorin e parë të 2015 numri i refugjatëve që kanë kaluar përmes Mesdheut në Evropë ishte më i larti i shënuar ndonjëherë, mëson infoGlobi nga UNHCR.

Sipas kësaj organizate “pjesa më e madhe e 137,000 njerëzve që kaluan përmes detit Mesdhe në Evropë gjatë gjashtë muajve të parë të 2015 ishin të ikur nga lufta, konflikti apo persekutimi, duke e bërë krizën në Mesdhe kryesisht një krizë të refugjatëve”.

Një e treta e burrave, grave dhe fëmijëve, të cilët kanë ardhur nga deti në Itali ose në Greqi ishin nga Siria, kurse vendi i dytë dhe i tretë më i zakonshëm i origjinës është Afganistani dhe Eritrea.

“Ndërsa Evropa debaton për mënyrën më të mirë për t’u marrë me krizën në rritje në Mesdhe, ne duhet të jemi të qartë: shumica e njerëzve që vijnë nga deti në Evropë janë refugjatë, duke kërkuar mbrojtje nga lufta dhe persekutimi,” tha António Guterres, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët.

Të dhënat e marra nga Greqia, Italia, Malta dhe Spanja shënojnë një rritje prej 83 për qind në refugjatëve dhe emigrantëve që kanë kaluar Mesdheun prej janarit deri në qershor – 137,000, krahasuar me 75,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Zakonisht, kalimet në mënyrë të konsiderueshme rriten në gjysmën e dytë të vitit, sidomos gjatë muajve të verës, kështu që pritet që numri do të vazhdojë të rritet dukshëm, thekson Guterres.

Mbërritjet në gjysmën e dytë të vitit 2014, për shembull, ishin pothuajse dyfishi i atyre të pjesës së parë.

Në UNHCR poashtu shpalojnë edhe numrin rekord të vdekjeve ndër refugjatë, mëson mes tjerash infoglobi.

Ndërmjet janarit dhe marsit, 479 refugjatë dhe emigrantë u mbytën apo u zhdukën, në krahasim me 15 persona gjatë tre muajve të një viti më parë. Në prill situata mori një kthesë edhe më të tmerrshme. Në një numër të fatkeqësive, 1308 refugjatë dhe emigrantë u mbytën ose janë zhdukur në një muaj të vetëm (në krahasim me 42 në prill 2014), thotë ndër të tjera Komisioneri Guterres.

 

Raporti tregon se rruga lindore e mesdheut nga Turqia në Greqi tani ka tejkaluar rrugën qendrore të mesdheut (nga Afrika e Veriut në Itali), si burim kryesor i të ardhurve përmes detit.

Çdo ditë, një mesatare prej më shumë se 1,000 njerëz hyjnë në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë nga Greqia, në krahasim me numrin prej 200 veta vetëm disa javë më parë. Ka raporte të shpeshta të abuzimit dhe dhunës përgjatë rrugës nga kontrabandistët dhe rrjetet kriminale, si dhe rritje të shtrëngimit të kufijve, shpjegon njëshi i UNGCR-së.

“Evropa ka një përgjegjësi të qartë për të ndihmuar ata që kërkojnë mbrojtje nga lufta dhe persekutimi”, tha Guterres.

“Të mohosh këtë përgjegjësi është të kërcënosh themelet e ndërtimit të sistemit humanitar për të cilin Evropa ka punuar aq shumë për ta ndërtuar. Vendet evropiane duhet të mbajnë në supe pjesën e tyre, në përgjigje të krizës së refugjatëve, në shtëpi dhe jashtë vendit”, mendon Komisioneri Guterres./infoGlobi/r

Provo po ashtu

Gucati: Specialja i ka ftuar edhe dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së, ende nuk i dimë emrat

Edhe disa ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet që së shpejti të jenë “mysafirë” …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.