Ballina / Reçeta / Gurabija me portokall

Gurabija me portokall

Jepuni një shije ndryshe gurabijave, duke shtuar portokall dhe miell misri.

Përbërësit

100 gr miell misri

250 gr miell gruri

100 gr gjalpë (i shkrirë)

2 kokrra vezë

120 gr kos

70 gr sheqer pluhur

1 lugë çaji pluhur pjekës

gjysmë luge çaji kanellë

1 lëkurë portokalli (të madh)

pak kripë

10 gr sheqer kaf

1 shkop vanilje (farat)

Përgatitja

1. Hidhni në një tas të thellë, 2 kokrra vezë dhe sheqerin pluhur. Përziejini.

2. Shtoni më pas gjalpin e shkrirë, kosin, vaniljen, lëkurën e portokallit dhe pak kripë dhe vazhdoni përziejini.

3. Shtoni miellin e misrit, miellin e grurit, pluhur pjekës dhe pak kanellë .

4. I përzieni mirë gjithë përbërësit në tas derisa të keni një brumë që nuk derdhet, por që është i lidhur mirë.

5. Me një lugë akullore hidhni brumin me forma në një tepsi.

6. Hidhni pak sheqer kaf sipër cdo gurabije.

7. Piqini në 200 gradë për 15-20 min.

Check Also

Domate dhe vezë të skuqura

Të skuqura së bashkë, vezët dhe domatet përbëjnë një ushqim të shpejtë plot proteina dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *