fbpx

Guinis: Hoteli Keiunkan Inn më i vjetri në botë

Gjykuar si pas librit të Guinisit rekordin në kategorinë “hoteli më i vjetër në botë” fitues është një hotel në Hayakawa në Japoni dhe është themeluar në vitin 705.

Hotel “Keiunkan Inn” është ndërtuar në vendin ku takohen lumenjtë e Hayakawa dhe Jukava , dhe paraqet banjën më të vjetër në botë.

Me pamje të bukur të maleve dhe lumenjve , ky vend e ka ruajtur pamjen tradicionale të tij, dhe gjatë ekzistimit të saj ka ndryshuar 52 pronarë. Kjo nuk është shumë, duke pasur parasysh se ka më shumë se një mijë vjet që ekziston.

Sipas “Trip Advisor” ky hotel ofron strehim të përsosur , ushqim të shkëlqyer dhe qëndrim të rehatshëm. Kjo sigurisht që është rezultat i një tradite të gjatë dhe eksperiencë në industrinë e hotelit.

Hoteli përbëhet nga 35 apartamente dekoruar në një stil japonez. Çmimi është rreth 269 dollarë për një natë , ku në të përfshihet përdorimi i pishinave të shumta me ujë termal që e kanë burimin jo shumë larg nga hotelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.