Marka më e fundit tradicionale e orave që rëshqet në botën e Android Wear dhe të shpallë disa ora smart është Guess.

Ai do të nxjerrë një koleksion të ri këtë vjeshtë dhe orat do të kenë sistem operativ Android Wear 2.0. Ora do të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon Wear 2100 ndërsa të dhënat e tjera ende nuk janë publikuar.

Ora smart Guess do të vijë në dy versione, një për femra dhe një për meshkuj. Ndërsa ngjyrat do të jenë në nuancat e argjendit, floririt dhe florirt rozë.