fbpx
veteranet-1_1508404192-5003387

Gucati reagon ndaj ministrit Hamza: Provo e rri tre muaj pa rrogë, shih si reagon familja jote

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj ministrit të Financave Bedri Hamza, i cili tha se nuk do të ketë pensione për veteranët derisa të mos votohet rishikimi i buxhetit në Kuvend.

Por Gucati i kërkon ministrit që ta provojë të rrijë pa pagë tre muaj dhe të shohë si po reagon familja e tij.

Hysni Gucati thotë se familjarët e veteranëve dhe fëmijët e tyre kanë mbetur pa para që 3 muaj dhe kjo për ta është shumë e vështirë.

“Pashë deklaratën e ministrit Hamza, unë nuk jam që institucionet të mos veprojnë në mënyrën ligjore por ne kemi hyrë në muajin e tretë pa paga. E unë do i them ministrit Hamza le ta provojë të rrijë pa pagë dhe le ta shikojë si po reagon familja e fëmijët e tij si në rastin tonë që fëmijët dhe familja nuk kanë paga”, ka thënë ai.

Ai fajëson vetë institucionet për këto vonesa. Përkundër deklaratës së ministrit të Financave, Gucati paralajmëron se do organizohet protesta nëse pagat nuk ju dalin deri në ditën e premte.

Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se të premten do të dalë me një deklaratë, ku do t’u bëjë apel gjithë veteranëve që të mos dalin në zgjedhje dhe të mos votojnë asnjë subjekt politik.

“Deri të premten nëse nuk do na dalin pagat, atëherë do të dalë me deklaratë për t’iu bërë apel të gjithë veteranëve të mos dalin në zgjedhje.

4 vjet do të shkojnë shumë shpejt dhe kjo do të ketë pasoja pas 4 viteve për të gjitha partitë. Nuk kemi paralajmëruar për protesta me datë të caktuar por shumë shpejt besoj se do të dalim me një vendim dhe me siguri që do të dalim në rrugë. Kam thënë disa herë që nuk e preferojmë daljen në rrugë, por këtë po na detyrojnë vetë institucionet e Kosovës”, ka shtuar Gucati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.