Gucati: Ligji për Gjykatën Speciale të rikthehet në Kuvend

Kreu u OVL’së së UÇK’së, Hysni Gucati ka thënë se do të vazhdojnë në qëndrojnë në sallën e Kuvendit përkundër vendimit të marrë për ndërprerjen e punimeve të seancës së rregullt

Gucati ka thënë për Gazetën Express se veteranët po e kundërshtojnë ligjin për Gjykatën Speciale, duke shtuar se do të qëndrojnë në Kuvend sot gjatë gjithë natës.

“Kjo gjykatë nuk duhet të bëhet e njëanshme por duhet t’i gjykojë të gjithë ata që kanë bërë krime. Ne në Kuvend do të qëndrojmë sot gjithë natën. Ne në Kuvend jemi 40 persona. Po presim ende persona që ta na bashkëngjiten. Nuk pranojmë që të largohemi nga këtu”, ka thënë Gucati.

Mirëpo, kreu i OVL’së së UÇK’së, ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar ndaj Ramush Haradinajt.

“Është turp ajo se çfarë ka bërë sot gjykata e Colmarit. Kjo është e padrejtë”, ka thënë ai.

Gjithashtu, edhe Nait Hasani ka kërkuar që Ligji për Gjykatën Speciale të rikthehet në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.