Guardiola nën presion nga mungesa e suksesit me Manchester City

Pep Guardiola, menaxheri i ekipit anglez të futbollit, Machester City siç raporton Reuters, beson që do të gjejë zgjidhje për mungesën e suksesit pas imponimit të mënyrës së tij të lojës ndaj lojtarëve të këtij ekipi.
Momentalisht ekipi është i katërti në Premier League-n angleze, shtatë pikë prapa liderit aktual të ligës, Chelsea.
“Loja që nuk mund të parashikohet, në Angli, është sakt ajo që mahnitë adhuruesit e futbollit, sepse kurrë nuk e di se çfarë do të ndodhë…diçka që e bënë edhe të bukur (këtë garë)”, i ka thënë Guardiola, Sky Sports.
Ai beson që në muajin shkurt do të kuptohet qartë nëse Manchester City do të jetë sfidues për titullin e ligës.
Mesfushori i këtij ekipi, Kevin De Bruyne është i sigurt që Guardiola nuk do të dorëzohet para presionit për të përmirësuar taktikën në lojë e cila i ka shërbyer atij shumë mirë për shumë trofe të fituara me Barcelonën dhe Bajernin e Mynihut.
“Është e qartë që ai ka këndëvështrim tjetër (për lojën) prej shumë njerëzve, veçanërisht këtu në Angli”, ka thënë De Bruyne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.