Ballina / KOSOVA / The Guardian: Kosova me korrupsion e ndotje dhe me rini energjike
kosova pervjetori rinia

The Guardian: Kosova me korrupsion e ndotje dhe me rini energjike

Mediumi prestigjioz “The Guardian” ka shkruar për Prishtinën, si kryeqytetin më të ri në Evropë, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës duke thënë se shteti përballet me korrupsion dhe ndotje, por që ka rini me plot energji.

“Guardian” ka përmendur faktin se 42 për qind e popullatës në Kosovë është nën moshën 24-vjeçare, ndërsa ka shtuar se Prishtina është vazhdimisht në ringjallje. “Ajo është rindërtuar dy herë gjatë Luftës së Dytë Botërore”.

“Edhe pse lufta e fundit zbrazi qytetin nga shqiptarët, dëmtimet fizike vëreheshin në pak ndërtesa. Pas luftës, shumica e qytetarëve serbë u larguan drejt Graçanicës ose pikave në veri, dhe Kombet e Bashkuara morën kontrollin e institucioneve. Por krimi dhe korrupsioni mbretëruan, përfshirë edhe pjesën urbane të qytetit. Më 2000, Drejtori për arkitekturë dhe planifikim urban, Rexhep Luci, që përpiqej të vendoste rendin dhe ligjin në qytet ku të pasurit po ndërtonin ilegalisht, u vra. Vrasja e tij akoma nuk është zgjedhur, dhe më 2014, kryetari Shpend Ahmeti mori pushtetin duke u zotuar për luftën ndaj ndërtimeve ilegale, që kishin arritur në 40 mijë”, shkruan “Guardian”, transmeton Koha.net.

Prishtina në numra

3500 – Numri i viteve para lindjes së Krishtit, kur besohet se ishte bërë simboli i kryeqytetit, Hyjnesha në Fron.

28 – Mosha mesatare e prishtinasve.

5.3 – Përqindja e GDP-së që shkon për trajtim për sëmundjet ndaj ndotjes, sipas raportit të Bankës Botërore më 2013.

852 – numri i vdekjeve të parakohshme çdo vit për shkak të ndotjes.

Mediumi britanik ka shkruar edhe për historinë e Prishtinës ku ka cekur se kryeqyteti është banuar qe 10 mijë vjet.

Prishtina në zë dhe vizion është pjesa tjetër të cilën e ka veçuar “The Guardian” e ku ka përmendur Dua Lipën dhe Rita Orën si dhe monumentin e NewBornit, që është shndërruar në simbol të shtetit të ri. Era Istrefi ishte këngëtarja tjetër kosovare që përmendet për videoklipin e saj në Kishën Ortodokse, e që kishte nxitur debat në vend. Theksohet se Universiteti i Prishtinës dëshiron që të ketë hapësirë të lirë për 60 mijë studentët e tij, ndërsa Kisha Ortodokse që rri e mbyllur, u kujton të kaluarën e pakënaqshme.

Sa e përshtatshme për jetë është Prishtina?

“Kosovarët mbesin të vetmit në Evropë pa viza. Rreth dhjetë për qind e popullatës kanë kërkuar azil që nga viti 2008, por shumë kanë mbetur për të ndërtuar shtetin e ri. Prishtina është vend i qetë, plot me kafeteri për popullatën e re”, shkruan “The Guardian” duke shtuar se problemi me ujë tashmë është rregulluar.

Nuk është harruar as problemi me flamurin kombëtar “Te Rrethi” që cilësohet si “rreziku më i madh urban”.

@Fluidi

Provo po ashtu

prishtine incidenti te gjimnazi

Si u mbijetoi Jashari plumbave në Prishtinë

Naser Sekiraqës, vëllait të Enver Sekiraqës, dhe nipit të tyre Fatlum Abazi iu caktua masa …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.