Ballina / Reçeta / Guaca / midhje në tavë

Guaca / midhje në tavë

Përbërësit:

-1 kilogram midhje

-1 kokërr qepë

-6 thelpinj hudhër

-½ e një shisheje salcë domate

-Djathë i bardhë ose kaçkavall

-Gjethe dafine

-Majdanoz

-Kripë e piper sipas dëshirës

Përgatitja:

Fillimisht grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim në një tigan me vaj derisa të lëshojë ngjyrë. Më pas shtojmë hudhrat. I hedhim në një tepsi dhe aty shtojmë midhjet, gjethen e dafinës, majdanozin, kripën dhe piperin.

I lëmë për 3 minuta në furrë të nxehur 180 gradë dhe më pas i shtojmë salcën e domates. I fusin në furrë sërish, jo më shumë se 20 minuta. Sapo t’i nxjerrim i spërkatim me djathë.

Provo po ashtu

Bukë të shkrifta për mëngjes

Bukë 2 gota jogurt ose kos, pak krip, Miell derisa te trashet brumi edhe 1 …