Ballina / KOSOVA / Gruda: Kosova e Mali i Zi kanë marrëveshje për kufi, e jo për demarkacion !
demarkacioni

Gruda: Kosova e Mali i Zi kanë marrëveshje për kufi, e jo për demarkacion !

Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, thotë se nga hulumtimet e bëra deri më tani janë vërejtur parregullsi të ish-Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportojnë para Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane lidhur me gjetjet për demarkimin e kufirit Kosovë – Mal i Zi, kanë theksuar se ish-Komisioni ka bërë punë joprofesionale dhe jotransparente.

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, Zejnullah Gruda, thotë se nga gjetjet e tij që ai ka vërtetuar se Kosova me Malin e Zi nuk ka marrëveshje për demarkacion, por ka marrëveshje për kufi.

“Neni 4 i kësaj marrëveshjeje thotë se kufiri shtetëror ndërmjet palëve do të shënohet me shenja kufitare (paragrafi i parë). Paragrafi i dytë thotë se kufiri shtetëror ndërmjet palëve do të shënohet në periudhën prej dy viteve nga hyrja në fuqi e kësaj marrëveshjeje. Do të thotë, për Demarkacionin ne ende nuk i kemi kushtet formale për të biseduar, është bërë marrëveshje për kufi”, thotë Gruda, transmeton REL.

Ndërkaq, kryesuesi i këtij Komisioni, Shpejtim Bulliqi, tha se ish-Komisioni nuk ka pasur një proces transparent.

“Ish-Komisioni ka tejkaluar kompetencat e veta, për faktin se ka mungesë të një marrëveshjeje ndërkombëtare dhe ka qenë i themeluar vetëm me një detyrë, demarkimin e atij kufiri, shënjimin dhe mirëmbajtjen, por në asnjë formë dhënien e një vije të re kufitare në praktikë, gjë që për fat të keq rezultati final na ka rezultuar vija e re kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Bulliqi.

 

Check Also

hashim thaci

Thaçi: Dialogu me Serbi duhet përmbyllur me njohje dhe ulëse në OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vazhdon vizitën e tij zyrtare në Kanada. Thaçi, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *