france paris

Gruaja i sulmon me acid 4 persona në një stacion treni në Francë

Një grua i ka sulmuar sot me acid katër turiste amerikane në një stacion treni në qytetin francez, Marsejë.

Policia franceze nuk beson se ky sulm lidhet me terrorizëm.

Dy nga gratë, në fillim të njëzetave, janë trajtuar në spital për djegie në fytyrë, njofton policia.

Sulmuesja, një grua në të dyzetat e saj, u arrestua në vend të ngjarjes.

Tash për tash, hetuesit e kanë hedhur poshtë mundësi se sulmi ishte i motivuar nga terrorizmi. Ata besojnë se sulmuesja mund të jetë me probleme mendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.