Ballina / SPORT / Griezmann është i Barçës
griezmann

Griezmann është i Barçës

E nisur më tepër se një vit më parë dhe e kulmuar mes deklarata të tensionuara në ditët e fundit, “telenovela” Antoine Griezmann duket se ka ardhur në fund dhe kampioni i botës me Francën do t’i bashkohet Barcelonës.

Avokati i sulmuesit dhe klubi katalan kanë qenë sot në zyrat e ligës spanjolle, për të paguar klauzolën prej 120 milionë eurosh, që duhet për të prishur kontratën mes Greizmann dhe Atleticos së Madridit, ndërsa zyrtarizimi është çështje orësh.

Sulmuesi francez pritet të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me klubin katalan dhe t’u bashkohet shokëve të rinj të skuadrës të dielën, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Valverde, në prag të nisjes së përgatitjeve për sezonin e ardhshëm, ndërsa konfirmohet se në kontratën e re do të ketë një klauzolë prej 800 milionë eurosh.

Asgjë për të bërë, për Atleticon e Madridit, që reagoi me forcë dhe akuzoi Barcelonën se ka kontaktuar me Griezmann në një “pikë të nxehtë” të sezonit, duke shkelur parimet e besueshmërisë së garës.

Kjo pasi klauzola e prishjes së kontratës mes Griezmann dhe “los Colchoneros” thekson qartë se nëse në arkat e Atleticos kalojnë 120 milionë euro, Griezmann është i lirë të largohet nga “Ëanda Metropolitana”.

Francezi iu bashkua Atleticos së Madridit 5 sezone më parë dhe ka qenë një nga “yjet” e skuadrës në vitet e fundit, duke kontribuuar në arritjen e një sërë suksesesh të spanjollëve në La Liga dhe Europë.

Griezmann ishte shumë pranë Barcelonës edhe verën e kaluar, por angazhimi me Francën në “Rusi 2018”, ku u shpall edhe kampion bote, bëri që të shtynte marrëveshjen me katalanët dhe të qëndronte edhe një tjetër vit në Madrid, transmeton SS.

Provo po ashtu

florijana,ismaili,futbolliste

Zvicra angazhon robot për gjetjen e Florijanës

Zhdukja e futbollistes nga Kosova, Florijana Ismaili është bërë lajm botëror Mediat më të njohura …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.