shkolla

Grevës dy orëshe të ‘arsimit’ nuk i bashkëngjitet Filologjiku dhe ‘Faik Konica’

Institucionet e arsimit kanë mbajtur grevën dy orëshe në shenjë pakënaqësie me Ligjin për pagat në Sektorin Publik, ligj ky kontravers të cilin e pezulloi dje Gjykata Kushtetuese.

Siç dihet pezullimi vlen deri më 30 mars të vitit 2020. Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, dogana e policia i filluan masat sindikale.

Në grevë është hedhur edhe arsimi i Kosovë, në të gjitha nivelet e tij. Thirrjes së SBASHK-ut për grevë dyorëshe nuk i është përgjigjur Fakulteti i Filologjisë, në të cilin ka vijuar procesi i rregullt mësimor. Grevë nuk është mabjtur as në Shkollën Fillore “Faik Konica”, në Prishtinë.

Ndryshe, greva është mbajtur në të gjitha shkollat, çerdhet dhe universitetet tjera publike të Kosovës .

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala tha se kjo grevë nuk po mbahet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por për atë që Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo paralajmëroi se së shpejti do të mblidhet kryesia e SBASHK-ut për të marrë vendim lidhur me vendimin për pezullim të ligjit të pagave nga Kushtetuesja.

Prindërit po shprehen se nuk janë të kënaqur që po mbahen këto greva sepse sipas tyre po dëmtohen nxënësit.

Kujtojmë që për shkak të pezullimit të Ligjit të Pagave edhe sektori i shëndetësisë është në grevë, derisa përkrahje i kanë dhënë edhe Sindikata e Policisë dhe ajo e Shërbimit Korrektues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!