Ballina / KOSOVA / Grevë për pesë kërkesa
aeroporti, adem jashari, greva, kosova

Grevë për pesë kërkesa

Punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, që prej shtatë muajsh janë duke kërkuar të drejtat e tyre

Pesë kërkesat e punëtorëve drejtuar menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë: kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen, si dhe pagesa e shujtës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ”Adem Jashari”, Bashkim Latifi ka thënë, se menaxhmenti i Aeroportit nuk po dëshiron që të diskutojë me punëtorët në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, përcjellë telegrafi.

“Menaxhmenti i Aeroportit po na neglizhon, është duke na injoruar, nuk po do kurrfarë ulje në tryezë të bisedimeve me ne…Më datën 19 nëse nuk reflektojnë, nëse nuk ulen dhe nuk e shohin të arsyeshme, nëse janë njerëz duhet ta shohin të arsyeshme dhe të vijnë dhe të ulen sepse gjithmonë po flas për 717 punëtorët e Aeroportit, prej tyre 573 punëtorë janë anëtarë të sindikatës dhe kërkesa e tyre është nëse nuk reflektojnë me 19 gusht, që i bie e hënë do ketë një grevë një orëshe, mirëpo nëse prapë nuk reflektojnë edhe 24 e fundit, do kemi të martën me 20 një grevë dy orëshe, dhe nëse prapë nuk reflektohet, ditën e 21 gushtit që i bie ditë e mërkurë, do ketë grevë një ditore”, theksoi Latifi.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara i ka siguruar të gjithë udhëtarët se të gjitha fluturimet do të bëhen me kohë gjatë ditëve kur punëtorët kanë paralajmëruar grevë.

Ndërsa,menaxhmenti i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës” Adem Jashari”, kërkesat e punëtorëve të tyre i ka konsideruar si joligjore.

Me qëllim që të merren parasysh kërkesat e tyre me datën 8 gusht të këtij viti punëtorët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” kanë mbajtur grevë një orëshe. Grevistët kanë theksuar se greva e paralajmëruar nuk do shkaktojë telashe në mbarëvajtjen e punës.

Provo po ashtu

Për çka u morë në pyetje nga Specialja, Time Kadrijaj?

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Time Kadrijaj për rreth katër orë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.