Ballina / KRYESORE / Greva shtyn fluturimet
Aeroporti Adem Jashari

Greva shtyn fluturimet

Së paku tri fluturime janë anuluar deri tash në Aeroportin e Prishtinës, shkaku i grevës së punëtorëve.

Sipas Sindikatës së ANP-së, 80% e punëtorëve janë pjesë e grevës. Derisa edhe fluturime të tjera janë shtyrë.

Udhëtarët thonë se nuk janë njoftuar për këto vonesa ose anulim të fluturimeve.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit, Bashkim Latifi ka thënë se greva do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme deri në realizimin e kërkesave të tyre, që kanë të bëjnë me nivelizim pagash e pagesa të benificioneve tjera për punëtorët.

Jo zyrtarisht, KTV-ja ka mësuar se aeroporti është krejtësisht jashtë funksionit megjithatë zyrtarë të tij e mohojnë këtë, përcjell albinfo.ch.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka thënë se po vazhdojnë fluturimet dhe ANP nuk ka mbyllur operimet.

“Mirësisht informojmë udhëtarët tanë se ANP ‘Adem Jashari’ nuk ka mbyllur operimet, por vazhdon të procesojë të gjitha fluturimet dhe udhëtarët”, tha ajo.

Ndryshe, në lidhje me grevën e sotme, Gara do të deklarohet pas përfundimit të saj, pas orës 14:00.

Greva e tretë me radhë do të vazhdojë deri në ora 14:00.

Nërsa për grevën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka folur edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo e fundit ka identifikuar 11 shkelje nga ANP-ja, për të cilat është kërkuar intervenim urgjent, në të kundërtën do të pezullohet aktiviteti i aeroportit. Ministri i brendshëm, Ekrem Mustafa, ka thënë për media se aeroporti nuk është mbyllur, përcjellë albinfo.ch

“Nuk e kemi mbyllë aeroportin, kjo ka ndodhë për shkaqe të grevës. Ministria e Punëve të Brendshme i ka identifikua 11 shkelje që i ka bërë menaxhmenti. Nëse të njëjtit nuk i evitojnë shkeljet nuk ka se si të funksionojë aeroporti. Ne ua kemi tërhequr vërejtjen, menaxhmenti është i obliguar me dhanë përgjigje, disa nga shkeljet i kanë evitu… Nëse nuk i respektojnë procedurat nuk munden me funksionu, sepse nuk guxojmë me rreziku sigurinë ndërkombëtare”, tha Mustafa.

Njëra nga shkeljet ka qenë edhe bartja e pakontrolluar e valixheve nga punëtorët e aeroportit.

Pesë kërkesat e  punëtorëve karshi menaxhmentit të Aeroportit të Prishtinës janë; kompensimi dhe benefitet për rrezikshmërinë, të eliminohen dallimet në pagesë në rastet ku punëtorët kanë detyrat dhe përshkrimin e njëjtë të punës, orët e njëjta të punës duke ngritur pagat e ulëta në nivelin e barabartë me kolegët, pagesën për përvojë të punës, orët e punës gjatë vikendit të paguhen, si dhe pagesa e shujtës.

Provo po ashtu

Masat anti-korrupsion nuk e ndalojnë zbrazjen e Kosovës

Largimin e rinisë nga Kosova, dhe kategorive tjera të popullsisë së pashpresë, mund ta pengoj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.