fbpx

Greva e arsimtarëve vazhdon, qeveria ua heq mëditjet?

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka bërë të ditur se greva e mësimdhënësve në sistemin para-universitar dhe universitar të Kosovës, do të vazhdojë edhe sot.

Kërkesat e grevistëve kanë të bëjnë me pikat e parealizuara të Kontratës Kolektive, në mesin e tyre shujta dhe kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit.

Greva ka nisur qysh ditën e mërkurë.

Por, Qeveria dje ka bërë të ditur se pagat e mësimdhënësvekanë dalë me rritje, por grevistët kanë pasur vërejtje se nuk janë paguar në mënyrë retroaktive, që nga fillimi i vitit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti amdje ka thënë të gjithë mësimdhënësve të Kosovës se muajin tjetër pagat do t’i marrin më të ulëta, meqë do të llogariten ditët e humbura, që po mbahen në grevë.

“Ne do i llogarisim këto ditë dhe në fund të muajit do t’i alokojë më pak para për mësimdhënësit. Ditët e humbura në grevë nuk do të llogaritën punë”, ka thënë Hoti në RTK.
Sipas tij, është e pakuptueshme që të vazhdohet greva derisa, sipas tij mësimdhënësit sot i kanë marr pagat me rritje.