Ballina / KOSOVA / Greva e ‘arsimit’ hyri në ditën e 12, iu bashkëngjit edhe administrata publike
greva, arsimi, kosova, infoglobi

Greva e ‘arsimit’ hyri në ditën e 12, iu bashkëngjit edhe administrata publike

Përderisa punonjësit e arsimit sot u futën në ditën e 12 të grevës së filluar me kërkesë për korrigjimin e koeficientit të pagave, sot në protestë një orëshe për po këte arsye janë hedhur edhe punonjësit e administratës publike të Kosovës.

Krahas grevës së administratës publike të pushtetit qendror, edhe në nivelin lokal, në disa komuna shërbyesit civilë i janë përgjigjur thirrjes për grevë.

Në Drenas, ata kanë mbajtur grevë njëorëshe në vendet e tyre të punës.

Përveç rritjes së koeficientit për 40 për qind ata kërkojnë edhe njohjen e stazhit të punës së ish-shërbyesve civilë të larguar dhunshëm nga puna gjatë viteve 1990- 1991.

Kryetari i këshillit grevist, Skender Hasi të kësaj komune tha se deri në përmbushjen e kërkesave, nuk do të heqin dorë. Sipas Hasit, shërbyesit civilë janë kategori e harruar nga institucionet.

Ndryshe paralajmërime për grevë kanë paralajmëruar edhe punonjësit e Doganës së Kosovës, si dhe anëtarët e Shoqatës së Prokurorëve, të cilët poashtu janë të pakënaqur me koeficientin e pagave, ashtu siç janë përcaktuar në projektligjin  për paga, të cilin e kaloi sot Komisioni për Administratë Publike e që pritet të votohet në Kuvend.

Ndryshe greva në arsim ka filluar me 14 janar. Arsimi i mesëm dhe fillor ka 23 mijë punonjës. Mbi 370 mijë nxënës tash e 12 ditë ndodhen jashtë bankave shkollore.

Në grevë tash e sa ditë janë edhe universitetet publike, por edhe kirurgët e QKUK-së./infoglobi

Provo po ashtu

Pacolli thotë se Pompeo inkurajon dialogun Kosovë-Serbi

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është deklaruar pas takimit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.