Ballina / EKOLOGJI / Greta Thunberg refuzoi çmimin e Këshillit Nordik

Greta Thunberg refuzoi çmimin e Këshillit Nordik

Lëvizja klimatike kishte nevojë për njerëz me pushtet që të fillojnë të “dëgjojnë” shkencën dhe jo për paratë

Aktivistja adoleshentepër klimën Greta Thunberg ka refuzuar të pranojë një çmim prej 40,000 £, (rreth 52,000 dollarë ose 46.800 €), duke thënë se lëvizja klimatike kishte nevojë për njerëz me pushtet që të fillojnë të “dëgjojnë” shkencën dhe jo për paratë.

Aktivistja e re për klimën, e cila ka mbledhur miliona njerëz me lëvizjen e saj “Fridays for Future”, u nderua në një ceremoni në Stokholm të mbajtur nga Këshilli Nordik, një organ rajonal për bashkëpunimin ndër-parlamentar.

16-vjeçarja, e cila aktualisht po udhëton në Kaliforni, u nderua nga Këshilli Nordik në mungesë të saj në një ceremoni në Stokholm.

Por pasi u njoftua, një përfaqësues i saj i tha audiencës se nuk do të pranojë çmimin.

Në lidhje me çmimin ajo shkruajti në Insagram: Lëvizja klimatike nuk ka nevojë për më shumë çmime. Ajo që na duhet është që politikanët tanë dhe njerëzit me pushtet të fillojnë të dëgjojnë shkencën dhe të vihen në dispozicion të saj

Ndërsa falënderoi Këshillin Nordik për nderin e madh, ajo gjithashtu kritikoi vendet nordike për mosrespektimin e reputacionit të tyre për çështjet e klimës.

Aktivistja e njohur kishte nisur të protestonte në mënyrë individuale para kuvendit të Suedisë në gusht të vitit 2017.

Ajo e linte mësimin një herë në javë për të protestuar kundër ndryshimit të klimës.

Protesta e saj, e quajtur “Të premtet për të ardhmen”, i ka motivuar miliona njerëz në mbarë botën që të protestojnë dhe të kërkojnë më shumë masa kundër ngrohjes globale.

 

Provo po ashtu

Miami, chicago, new delhi, bejing, New Orleans , Abu Dhabi , climate change

11 qytete që do të përballen me katastrofa mjedisore

Paneli ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, ka parashikuar që temperaturat globale mund të rriten për 1.5 …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.