zakintos greqi

Greqia ndalon hyrjen e shtetasve të Serbisë deri me 15 Korrik, shkak COVID -19

Greqia nuk do të lejojë vizitorët serbë të futen nga 6 deri më 15 korrik. Lajmi është bërë i ditur nga Qeveria greke, raportojnë mediumet e huaja.

Serbia ka shpallur gjendje emergjente në Beograd të premten, duke rikthyer masat kufizuese për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

Athina ka thënë se të gjitha udhëtimet, me përjashtim të atyre emergjente, nga Serbia do të pezullohen nga orët e hershme të së hënës.

Siç dihet deri tash në Serbi janë konfirmuar 16.131 raste të koronavirusit, nga të cilët 311 ose 1.93 për qind kanë përfunduar me vdekje. Vetëm gjatë 24 orëve të dundit janë konfirmuar 302 raste të reja, kurse kanë vdekur 5. /infoglobi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!