Ballina / BOTA / Greqi: Me 5 Korrik -referendumi për borxhet

Greqi: Me 5 Korrik -referendumi për borxhet

Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit? Kjo do të jetë pyetja e referendumit që do të mbahet në 5 korrik në Greqi.

Me tone dramatike kryeministri grek, Alexis Tsipras ka deklaruar se të dielën tjetër do të zhvillojë një referendum popullor me pyetjen: Pranoni apo jo reformat e propozuara nga huadhënësit?
Në një fjalim televiziv, ai e përshkroi planin si “poshtërim” dhe  dënoi masat e “padurueshme” të kërkuara nga kreditorët.

Në fjalimin e tij Tsipras tha: “Këto propozime, të cilat në mënyrë të qartë shkelin rregullat europiane dhe të drejtat themelore në punë, barazisë dhe dinjitetit, tregojnë se qëllimi i disa prej partnerëve dhe institucioneve nuk kanë synuar një marrëveshje të zbatueshme për të gjitha palët, por ndoshta poshtërimin e një populli të tërë. Populli duhet të vendosë pa asnjë shantazh” shtoi ai.

Për mbajtjen e referendumit në Greqi është njoftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez, Francois Hollande, si dhe kreu i BE-së.

Greqia ka kërkuar nga Mario Dragi të kenë likuiditet mjaftueshëm bankat greke gjatë kësaj jave, ndërsa është kërkuar një shtyrje disaditore nga FMN-ja për pagesën që duhet bërë në datën 29 qershor.

Sipas analistëve, mosbesimi i krijuar tashmë midis huadhënësve dhe Greqisë ka bërë, që në axhendën e samitit të së shtunës të Eurogrupit, në rast se dështojnë negociatat, të diskutohet edhe një plan emergjent sesi do të veprohet orët e ardhshme.

Në Athinë, qytetarët deklarojnë se tashmë nuk janë të shqetësuar, nëse të hënën që vjen do të hapen apo jo bankat greke, apo do të vendoset i ashtuquajturi “kontroll mbi kapitalin”, pasi shumica e grekëve nuk ka parà, por më shumë ata shqetësohen për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Provo po ashtu

daka e thaçi

Thaçi kërkon nga Daka përgatitjet teknike për zgjedhje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.