Ballina / BOTA / Greqi: Humb e djathta, Tsipras rikonfirmon besimin e grekëve

Greqi: Humb e djathta, Tsipras rikonfirmon besimin e grekëve

Udhëheqësi i partisë konservatore greke Demokracia e Re, pranoi humbjen e zgjedhjeve të së dielës dhe përgëzoi ish-kryeministrin Alexis Tsipras për fitoren, si dhe bëri thirrje për të formuar sa më shpejt qeverinë e re.

Deklarata u bë vetëm një orë pas mbylljes së kutive të votimit. Dy sondazhe kryesore treguan se partia e majtë Syriza udhëhiqte rezultatin. Disa rezultate paraprake gjithashtu treguan më pas se Syriza kishte fituar 35,5% të votave.

Nëse ky do të jetë rezultati përfundimtar, Syriza do të ketë 144 nga 300 deputetët e parlamentit. Kjo do të thotë se nuk do të ketë maxhorancën e nevojshme për të formuar qeverinë.

Njoftimet e fundit tregojnë se Syriza po përpiqet të krijojë një koalicion me grupimet e pavarura të djathta.

Provo po ashtu

Turqia suspendon operacionet në Sirinë veriore

Turqia ka pranuar të suspendojë operacionin në Sirinë veriore, ka thënë zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.