Ballina / RAJONI / Greqi: Dy alpinistë të Maqedonisë janë gjetur të ngrirë në Kaimakstalan
dimri, bora

Greqi: Dy alpinistë të Maqedonisë janë gjetur të ngrirë në Kaimakstalan

Zjarrfikësit në Greqi thonë se një mashkull dhe një femër nga Maqedonia, janë gjetur të vdekur nga ngrirja në maje të malit Kaimaktsalan.

Mashkulli, 35 vjeçar, dhe femra 28 vjeçare, ishin të zhdukur prej të shtunës në mëngjes. Ata ishin pjesë e një grupi prej 40 maqedonasve, që qëndronin në terrenet e skijimit në Voras të Greqisë, raportoi mbrëmë agjencia AP nga Selaniku.

Grupi kishte arritur në lartësinë prej 2,524 metrave të malit, afër kufirit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, pardje herët në mëngjes dhe ishte kthyer para mesditës.

Zjarrfikësit ishin alarmuar për çiftin e zhdukur të shtunën pasdite, por ishin tërhequr nga kërkimi në mbrëmje për shkak të mjegullës dhe borës.

Kërkimi kishte vazhduar dje në mëngjes.

@Fluidi

Provo po ashtu

be shqiperi

Debati për nenin e ekstradimit, reagon BE

Në Shqipëri, Delegacioni i Bashkimit Europian reagoi lidhur me debatin e hapur mbi ndryshimin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *