Ballina / KOSOVA / Grenell:Të dyja palët duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë

Grenell:Të dyja palët duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë

I dërguarit presidencial për dialogun mes Kosovës e Serbisë Richard Grennell, i cili është njëkohësisht ambasador i SHBA-ve në Gjermani, ka përfunduar vizitën në këto dy shtete të Ballkanit.

“Ambasadori Grenell i filloi të dy ditët duke u takuar së pari me udhëheqësit e komunitetit afarist. Administrata e Presidentit Trump fuqimisht beson që zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës për të rinjtë dhe rritja e mundësive tregtare luajnë rol kryesor në sigurimin e paqes së qëndrueshme. Qëllimi është për ti bërë bashkë partnerët tanë në Serbi dhe Kosovë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse për pikat e konfliktit në rajon. Të dyja palët do të duhet të punojnë ngushtë dhe shpejtë duke shikuar nga e ardhmja”, thuhet në deklaratën e Grenell të shpërndarë mediave përmes ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në vizitën e tij të parë zyrtare Kosovës dhe Serbisë me 9-10 tetor, ambasadori Richard Grenell u takua në Prishtinë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si dhe me udhëheqësit e partive politike, duke përfshirë Albin Kurtin, Isa Mustafën, Vjosa Osmanin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, kurse në Beograd u takua me Presidentin a Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe kryeministren Ana Bërnabiq.

Provo po ashtu

albin kurti

Zyrtare: VV thotë aksidenti ku u përfshi Albin Kurti ka ndodhur, nuk ka të lënduar

Lëvizja Vetëvendosjes është deklaruar për aksidentin që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.