I dërguari special i presidentit amerikanër dialogun e Kosovës e Serbisë, z. Richard Grenell u ka shpjeguar gazetarëve se “çfarë problemi është zgjidhur me MV mes Kosovës e Serbisë”.
“Ndoshta për shkak të moshës nuk jeni në dijeni sa e rëndësishme është marrëveshja e sotme për normalizimin ekonomik mes Serbisë e Kosovës” ka thënë Grenell.
.. Shumë çka ka ndryshuar me këtë Marrëveshje, ka thënë Grenell dhe ka përmendur njohjen reciproke të diplomave, normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në shumë aspekte, si në sektorin hekurufhor, ajror, rrugor.
Sa i përket mini Shengenit, ai shpjegon se fjala është për një ‘Shengen të ngjashëm me ate evropian, e jo me ate kinez’. Grenell poashtu shpjegon se Marrëveshjet që janë nënshkruar nga Vuçiq e Hoti janë identike me përjashtim të pikës së fundit, që ka të bëj me Izraelin.
Sa i përketë Serbisë pika e fundit thotë se Serbia do të lëvizë ambsadaën e saj në korrik, kurse për rastin e Kosovës thuhet se do të ndodhë njohja reiproke me Izraelin, ka thënë Grenell.
Detajet për marrëveshjen, për ate se a është apo nuk është SHBA nënshkruese e saj, i keni nga minuti i 37 e tutje në linkun më poshtë. Sipas Grenell SHBA-të nuk kanë nënshkruar Marrëveshje, po letrën ku thuhet se Kosova e Serbia do të punojnë në zbatimin e zotimeve.
https://www.pscp.tv/w/1YqxoRLPQREJv